Hetimi i tre gjyqtareve, pezullohet kerkesa
Tirane - Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vendosin te pezullojne gjykimin per tre gjyqtaret e Apelit Vlore, te shkarkuar dy muaj me pare nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Gjate seances se djeshme gjyqesore per shqyrtimin e kerkeses se Gjenovefa Gaba, Vasil Hanxhari dhe Ndricim Ngresi, per prishjen e vendimit te KLD-se, kolegjet e bashkuara e kane rrezuar pretendimin e te larguarve. Sipas perfaqesuesve te KLD-se, kolegjet nuk mund te merrnin nje vendim te gabuar ne lidhje me kerkesen e bere nga ana e gjyqtareve, pasi ishin derguar edhe per ndjekje penale ne Prokurorine e Vlores. Fillimisht duhet te shprehet prokuroria per kallezimin e kryer dhe me pas te vendose Gjykata e Larte per kerkesen. Ne perfundim te shqyrtimit trupi gjykues vendosi pezullimin e gjykimit deri ne perfundim te hetimeve te prokurorise.
R.C
R.C