E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, kronologjia e përplasjeve PD-PS

Edhe për pak ditë shënohen 9 muaj që nga mbajtja e zgjdhjeve të 28 qershorit. Por periudha nga ajo e ditë e deri më sot për politikën shqiptare ka qenë një kalvar dhe ecejakesh aspak normal i funskionimit të ingranazheve. Nga njëra anë kemi patur një maxhorancë që sapo fitoi një mandat të dytë dhe e sigurtë për të vijuar punët normalisht dhe nga ana tjetër një opozitë që duke zgjidhur bojkotin në Kuvend shpresonte dhe shpreson të rriste kuotat e veta, të rimerrte veten nga humbja dhe të mbante të karikuar elektoratin. A ia ka arritur opozita këtyre qëllimeve?
Këtë nuk mund ta themi plotësisht, por e gjithë kronologjia e zhvillimeve që nga dita e parë pas zgjedhjeve e deri më sot ka ecur mes përplasjeve dhe debatesh politikë. Mes protestave të opozitës dhe injorimit nga ana e maxhorancës. Mes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe presionit të tyre dhe uljes së palëve për dialog.
Përplasjet mes partive politike nisën në Fier, ku numërimi i votave në këtë zonë u bllokua dhe për herë të parë Partia socialiste artikuloi mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. deri në fund të gushtit nuk kishte një vendim zyrtar lidhur me këto zgjedhje ndërsa një ditë pas kongresit të partisë socialiste në 29 gusht, Edi Rama për herë të parë deklaroi se PS do të bjkotonte punimet e parlamentit deri në rinumërimin e votave të 28 qershorit. Qëndrimi Edi Ramës mori edhe mbështetjen e grupit parlamentar të partisë socialiste me përjashtim të 5 deputetëve që njihen si kundërshtarë të Edi Ramës.
Zgjedhja e Edi Ramës në krye të Partisë Socialistë në mesin e muajit shtator radikalizoi strategjinë politike të partisë socialiste pasi u rinkonfirmua për të tretën herë si kryetar, Rama përveç bojkotit lancoi edhe strategjinë e protestave.
E para filloi në tetor në Tiranë dhe deri në dhjetor ato u shtrinë në të gjtihë shqiperinë. Përgjatë gjithë këtyre muajve nga shtatori në dhjetor, bojkoti i opozitës nuk u prit pozitivisht nga faktori ndërkombëtar ndërkohë që mazhoranca ruajti qëndrimin se nuk do ti hapte kutitë e votimit pasi i shihte si shkeljë të vendimeve të gjykatave. Kulmi i tyre arriti në datën 20 nëntor me një miting protestë që zgajtu treë ditë dhe tre netë që që lidershipi i PS-së e cilësoi këtë si protesta më e madhe që kishte bërë një opoziotë pas vitit 1990. Madje nga foltoret e këtij mitingu Rama dha edhe një ultimatum:
Vetëm me 28 janar për herë të parë një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar si Këshilli i Europës artikuloi fjalën krizë dhe në një rezolutë i kërkoi opozitës të hyjë në Parlament dhe mazhorancës të ngrejë një komision hetimor, ndërsa presidenti të thërrasë tryezë për zgjidhjen e krizës. Në 13 shkurt presidenti i republikës uli për herë të parë në tryezë Sali Berishën dhe Edi Ramën për të gjetur zgjidhjen e stiutatës politike ne vend.
Në 22 shkurt në Tiranë vjen delagacioni i asamblesë së Këshillit të Europës, i përbërë nga 10 anëtarë. Përgjatë gjithë ditës zhvilluan takime të ndara me Berishën Topin, Ramën dhe një tryezë të përbashkët ku ishin dy protagonistët e skenës politike. Por tentativës së tyre për komromis dështoi pasi asnjëra palë su tërhoq.
Në 24 shkurt kur sipas kushtetutës deputëtëve socialistë u kishin ngelur pak ditë nga djegia e mandatit, grupi i PSvendosi të hyjë në Parlament, ndëkrohë një moment i rëndësishëm ishte zgjedhja e Gramos Ruçit si kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie. Rikthimi defakto i Ruçit si numri 2 i kësaj partie riktheu akuzat e PD-së për rikthimin e ish-komunistëve në kye të PS-së, ndëkrohë disa analistë janë shprehur se PS në këto momente funksionon me dy bashkëkryetarë.
Futja e PS-së në Kuvend, nga shumë kush kjo lëvizje u pa si një strategji për të mos djegur mandatet po vetë PS e argumentoi këtë si një lëvije për të zgjidhur krizën. Ajo paraqiti në parlament në seancën e 25 shkurtit dy nisma ligjore, një për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet si dhe disa amendime në ligjin për komisionet hetimor e të cilat krijonin në bazën ligjore për hapjen e kutive të votimit. Pak ditë më vonë u mblodh konferenca e kryetarëve e cila caktoi 18 marsin si seancën plenare ku do diskutoheshin kërkesat e PS-së.
Komisioni parlamentar i ligjeve u mblodh menjëherë dhe nisi diskutimin e nismave të Partisë Socialiste. Diskutim i cili u kurororëzua me miratimin në parim të propozimeve socialistë ndërkohë që vetëm një ditë më vonë po ky komision rrëzoi projektligjin e socialistëve përmes disa amendamenteve të dorëzuara në komsion të ligjeve nga tre deputetët demokratë. Amendime që hodhën poshtë kërkesën themelore të socialistëve në gjithë këto muaj, çka solli edhe largimin e socialistëve nga komisioni.
Në një përpjekje për zgjidhje, Edi Rama i nis një letër publike Sali Berishës të cilit i kërkon që në seancën politike të datës 18 janar të ketë mundësi të bëjë një zgjidhje historike për vendin, në të kundërt ai deklaron se Partia Socialiste do ta rrëzojë këtë qeveri. Një kërkesë që më shumë do të thotë se PS këkron të jetë në rregull me ndëkronbëtarët duke ia lënë zgidhjen maxhorancës. Por duke treuar se këto nëntë muaj në një farë mënyre apo në një tjetër Partia Socialiste jo thjesht ndërroi taktikë të të bërit opozitë ndryshe nga vitit 2005-2009 por që realisht tregoi se ka bërë dhe po bënë opozitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›