E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, replika PS-PD në seancë


Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Në Kuvend diskutohet rreth nismave ligjore të opozitës, të cilat lidhen, me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e qershorit të kaluar dhe me disa ndryshime që garantojnë ligjërisht të drejtën e hapjes së kutive për efekt hetimi parlamentar.
Deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga deklaroi se kërkesa e PS-së për transparencë nuk duhet të mohohet. "Ne kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Berisha nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Kërkesën tonë nuk e mohon dot askush", tha ai.
Paulina Hoti, deputete e PD-së tha se socialistët nuk e duan transparencën e zgjedhjeve. Ajo tha se largimi i deputetëve socialistë nga Komisioni i Ligjeve nuk i shërben tolerancës dhe transparencës, liberalizimit të vizave dhe integrimit europian. "Përgjegjës për pengimin e heqjes së vizave nuk është vetëm Rama, por të gjithë deputetët e PS-së që janë për bojkot", theksoi ajo.
Dashamir Peza, deputet i PS-së tha në fjalën e tij se e vërteta e madhe se beteja e PS-së nisi për votat e vjedhura, nuk mund të shmanget. "Kanë kaluar 9 muaj që kur goditët votën e lirë, por sot ju nuk ia keni dalë të shauni betejen për votën e vjedhur", tha ai.
Në seancën e djeshme, e cila zgjati më shumë se 7 orë nuk u arrit asnjë kompromis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›