Hetimi për Inceneratorët, zv.kryeministrja Belinda Balluku merret në pyetje nga SPAK

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Balluku është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime për inceneratorët si persona që ka dijeni.
Fletëthirrja është bërë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton edhe inceneratorin e Tiranës, hetimet për të cilin janë drejt fundit. Balluku është paraqitur në SPAK rreth orës 16:00 dhe po jep sqarime në lidhje me çfarë ka dalë nga hetimet./m.j