E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi për tunelin e Llogarasë/ GJKKO vendos dy masa sigurie për zv/kryeministren Balluku

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Po ashtu masë sigurie “arrest në shtëpi” është firmosur nga Gjykata e Posaçme edhe për kreun aktual të ARRSH Gentian Gjyln, si dhe drejtorin aktual të KESH, Erald Elezi, të dy të marrë të pandehur për Tunelin e Llogarasë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Prokuroria e Posaçme më datë 31 tetor mori të pandeur dhe i komunikoi zyrtarisht, akuzë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si e dyshuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Deri në këtë fazë sipas SPAK, hetimet kanë të bëjnë bëjnë me veprimet e Belinda Ballukut, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Spak thotë se tenderi është hapur fillimisht në datën 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit, procedura është rihapur në datën 22 Qershor 2021, me fond limit, rreth 18 miliard lekë, lekë pa TVSH, ku dyshohet se janë kryer shkelje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›