Hezbollah: Sulmuam me raketa bazën ushtarake izraelite në veri të Izraelit

Hezbollah ka njoftuar se ka lëshuar raketa në drejtim të një baze ushtarake izraelite pranë Haifës.
Në një deklaratë të lëshuar, lëvizja pro-iraniane sqaroi se bombardoi me “një breshëri raketash një bazë të vendosur në pjesën jugore të Haifës, duke synuar një fabrikë eksplozivi”.
Hezbollahu njoftoi se ka nisur një sulm me mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër një baze ajrore në Haifa.
Të paktën 60 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban
Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 u plagosën nga sulmet izraelite të 24 orëve të mëparshme në zona të ndryshme të Libanit , njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë të premten mbrëma.
Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, që nga fillimi i luftës në Gaza, një vit më parë, 2229 persona janë vrarë dhe 10380 janë plagosur në sulmet izraelite./vizionplus.tv