E Martë, 3 Nëntor 2026

Hezbollah godet pozicionet izraelite në Lartësitë Golan

Hezbollahu ka njoftuar se ka lëshuar breshëri raketash kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan, të pushtuara dhe të aneksuara, si hakmarrje për sulmet e pësuara të hënën në Libanin lindor.

Sipas grupit pro iranian, luftëtarët e tij lëshuan “breshëri intensive raketash” kundër dy pozicioneve ushtarake në Lartësitë Golan, “në përgjigje të sulmit të armikut izraelit në rajonin Bekaa”.

Natën e kaluar, Izraeli shënjestroi depot e armëve të Hezbollahut në rajon.

Sipas ATSH

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›