E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hezbollah ne listen e zeze te BE

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për ta futur krahun ushtarak të grupit shiit libanez Hezbollah në listën e organizatave terroriste.

Kjo lëvizje kërkonte akordimin e të 28 vendeve anëtare të Unionit. Tani do të jetë joligjore për simpatizantët e Hezbollahut në Evropë për t’i dërguar para grupit, si dhe për diplomatët që të takojnë stafin e tij. Disa vende anëtare shprehën shqetësimin për këtë masë, duke thënë se mund të çojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Liban. Korrespondenti i BBC në Bruksel deklaron se disa shtete argumentuan se do të jetë i vështirë dallimi mes krahut ushtarak dhe atij politik të grupit. Hezbollah ka një organizatë të plotfuqishme politike që bashkë me aleatët e saj dominoi kabinetin e fundit qeveritar libanez, që u tërhoq në muajin mars. Zyrtarët e BE kishin propozuar një kompromis për të bindur anëtarët skeptikë, përmes një deklarate të tipit: “Blloku duhet të vazhdojë dialogun me të gjitha palët politike në Liban”. Ditën e premte qeveria libaneze i bëri thirrje Brukselit që të mos ndërmarrë veprime kundër Hezbollahut, duke e cilësuar grupin militant si një “përbërës jetik të shoqërisë libaneze”. Por përfshirja e grupit në luftën në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al Assad, ka bërë që Unioni të ndryshojë mendje, raporton më tej korrespondenti i BBC. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›