E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hezbollahu merr përgjegjësinë sulmin e fundit me dron në shtëpinë e Netanyahut

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit me dron në shtëpinë e Netanyahut në qytetin izraelit të Cezaresë.

“Rezistenca Islamike merr përgjegjësinë për operacionin e Cezaresë dhe shënjestrimin e shtëpisë së Netanyahut,” tha kreu i zyrës së mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif.

Afif tha gjithashtu se nuk do të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë me Izraelin.

Zëdhënësi i Netanyahut tha se një nga tre dronët e lëshuar nga Libani goditi rezidencën e Netanyahut në qytetin e Cezaresë të shtunën, duke shtuar se ai nuk ishte në afërsi dhe nuk kishte viktima./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›