E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhen molotovë drejt Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës, gati të qëllojë me plumba gome

Është përshkallëzuar situata para ministrisë së Arsimit.

Fillimisht ishin protestuesit ata që hodhën molotov në drejtim të godinës së ministrisë. Forcat e policisë, të cilat janë shtuar edhe ditën e sotme, kanë hedhur gaz lotsjellës ëpr të shpërndarë turmën.

Efektivët po bëhen gati të qëllojnë edhe me plumba gome në rast se do të ketë përshkallëzim të situatës.

Sipas gazetarit të Vizion Plus Esido Barkaj, plumbat e gomës shkaktojnë vetëm dëme sipërfaqësore dhe jo dëme afatgjata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›