E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhen si pa të keq në lumin Mat plot 52 fuçi me kimikate të rrezikshme

Një masakër mjedisore mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në lumin Mat, në fshatin Gurëz, në rrethin e Kurbinit.

Sipas specialistëve të agjencisë rajonale të mjedisit, të cilët kanë folur për A1Report, aty janë hedhur 52 fuçi me kimikatin e rrezikshëm potasium ethyl xanthate.

Kryetari i komunës së Fushë- Kuqes, Gjovalin Miri, ka kërkuar që autoritetet duhet të largojnë këtu fuçi me kimikate, pasi janë të rrezikshme për banorët.

Këta të fundit nga ana e tyre thonë se era e keqe është kthyer në shqetësim, ndërkohë që ata druhen se kimikatet mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

Ende nuk dihet se kush i ka hedhur kimikatet aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›