E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hidhet granatë dore në ndërtesën e komunës së Zveçanit

Në ndërtesën e komunës së Zveçanit është hedhur granatë dore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mediat në Kosovë, raportojnë për dëme materiale.

Sulmi me granatë dore ka dëmtuar dritaret e godinës, por edhe tre automjete që ishin të parkuara në afërsi të komunës së Zveçanit.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e sulmit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›