E Martë, 3 Nëntor 2026

Hidhet në erë me tritol një makinë në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur këtë të martë në Shkodër. Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet në zonën e njohur si “Arra e Madhe”.

Mësohet se në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Bëhet e ditur se personi i plagosur është Enea Buzukja, i cili është punonjës i tatimeve në Shkodër.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të krimit.

Reagimi i Policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›