E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në erë shtylla, furnizonte me energji fabrikat e çimentos

FUSHE KRUJE- Shtylla e tensionit të lartë 200 Kv që furnizon me energji dy fabrikat e çimentos në Fushë Krujë e Thumanë është hedhur në erë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 3.30 minuta të mëngjesit në fshatin Borizanë të Fushë Krujës.

Banorët tregojnë se kanë dëgjuar 5 shpërthime të njëpasnjëshme. Shpërthimet kanë tronditur zonën, ndërsa rrezimi i shtyllës së tensionit të larte ka sjellë edhe rrëzimin e një tjetër shtylle të energjisë me 6 mijë volt, qe furnizon me energji fshatrat Borizane dhe Kadias.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›