E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, në gjenjde të rëndë 30-vjeçarja

Një person është plagosur rëndë në qytetin e Elbasantit. Burime nga ky qytet bëjnë me dije se një femër e moshës 30 vjeçare, identiteti i të cilës nuk dihet ende, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, ku si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.

E lënduara është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat po hetojnë për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›