E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i Champions League

Milan-Barcelona, Real Madrid-Manchester United apo Arsenal-Bayern Munchen, këto janë tre nga çiftet më të forta të fazës 16-shes të Champions League që ka nxjerrë shorti i hedhur sot në mesditë në Zvicër.

Skuadrat e renditura në vendin e dytë në grupet respektive kanë rrezikuar shumë për t'u përballur me më të mëdhatë dhe ashtu rezultoi.

Milani si një vit më parë do të provojë forcën me një nga skuadrat më në formë të momentit, ashtu si Reali i Madridit, të cilin fati e përballi me një nga skuadrat më të mëdha angleze si Manchester United. Borussia Dortmund, që u rendit në vendin e parë në grupin e saj, do të luajë me Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë kampionët e Italisë të Juventusit do të përballen me Celtic. Çiftet e tjera janë Valencia, Paris Saint-Germain, Galatasaray-Schalke dhe Porto - Malaga. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në datat 12-13 dhe 19-20 shkurt. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›