E Diel, 1 Nëntor 2026

Hije dyshimi për mashtrim në zgjedhjet e pritshme të Nëntorit në Kosovë

Mossuksesi në adresimin e shqetësimeve të përgjithshme rreth mashtrimit në vitin 2007, ngjall frikë që problemet e njëjta ose edhe më të rënda të rishfaqen edhe kësaj radhe në zgjedhjet vjeshtore të Kosovës. Sipas hulumtimit të Prishtina Insight, askush nga hajnat elektoralë të vitit 2007 nuk është vënë përballë drejtësisë

Nga Lawrence Marzouk dhe Mia Marzouk

Një hulumtim i bërë nga Prishtina Insight ka zbuluar që përderisa 57 njerëz janë dyshuar për hile elektorale në zgjedhjet e Kosovës të vitit 2007, asnjëri prej tyre nuk është vënë para gjyqit. 

Shqetësimet janë në rritje e sipër që mbase të metat e njëjta ose edhe më të këqija do të përsëriten gjatë zgjedhjeve lokale të nëntorit.

OSBE-ja nëpërmjet një raporti kritikon prokurorët dhe policinë për anulimin e hetimeve për shkak se nuk është bërë kontestimi i rezultateve dhe për shkak të përkrahjes së arsyetimeve nganjëherë të pabaza pse nuk ka proceduar me rastet.

Këtu përfshihet pamundësia për ti gjetur dëshmitarët, madje edhe kur kanë pasur poste komunale. Sipas OSBE-së, mossuksesi në sjelljen e këtyre rasteve para drejtësisë inkurajon pandëshkueshmërinë dhe mund të shpie deri te përsëritja e shpërdorimit në zgjedhjet pasuese.

Po ashtu, doli që boja e padukshme e përdorur gjatë zgjedhjeve të 2007-s kishte qenë e cilësisë aq të dobët, saqë mund të lahej tërësisht me ujë, duke mundësuar kështu votimin e shumëfishtë.

Është thënë se partitë politike kanë mbyllur sytë para dredhisë për shkak të negocimeve për statusin e Kosovës në atë kohë dhe si rezultat i sistemit me lista ta hapura, që ndoshta është keqpërdorur për sigurimin e zgjedhjes së disa kandidatëve.

Janë shprehur shqetësime edhe për nivelin e dobët të përgatitjes së personelit të Komisionit Qendror Zgjedhor-KQZ, që do ti drejtojë zgjedhjet e këtij viti për dallim prej zgjedhjeve të kaluara që janë menaxhuar nga OSBE-ja.

Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së partisë opozitare, Aleanca për të Ardhmen e Kosovës-AAK, i ka thënë Prishtina Insight: Ka pasur shqetësime serioze për hile zgjedhore në të gjitha nivelet. Nuk i është dhënë shumë KQZ-së, por është sekret publik që ka pasur manipulime.
Megjithatë, Nesrin Lushta, kryesuese e KQZ-së, ngulmon që stafi ka punuar në mënyrë shumë profesionale.

Ajo thotë: Po që se vazhdojmë me optimizmin dhe entuziazmin e njëjtë, do tia dalim deri në fund, ndërsa rezultati do të jetë rezultat real i përpjekjeve në respektimin e ligjit dhe vetëm të ligjit. Dëshiroj që këto zgjedhje të mbërrijnë deri në fund dhe apeloj edhe një herë te secili që të na përkrahë.

Nuk ka padi për 57 rastet:

Rezultatet e votimit nga 40 qendra votimi anulohen pas zgjedhjeve komunale dhe të Kuvendit të vitit 2007 për shkak të parregullsive dhe mashtrimit duke përfaqësuar kështu vetëm pak mbi 1 % të numrit total të votave.

Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) ka parashtruar çështje me përmbajtje të aktiviteteve të supozuara kriminale në Zyrën e Prokurorisë Publike të Kosovës, që më pas ia ka kaluar ankesat zyrave publike komunale për ndjekje ligjore.

Përkundër faktit që 36 raste të tilla të supozuara të mashtrimit elektoral, duke përfshirë 57 persona, u janë parashtruar prokurorive publike komunale, asnjëri prej tyre nuk është përballur me ndonjë seancë gjyqësore para ndonjë gjyqi.

Pretendimet për mashtrim janë bërë në Gjakovë, Gllogovc, Prizren, Viti, Prishtinë, Lipjan dhe Malishevë. Ato kanë përfshirë qendrat e votimit ku gjoja numri i votuesve ka arritur 90%-shin, përderisa në hapësirat fqinje, numri total i votuesve ka shkuar vetëm deri në rreth 25 %. Po ashtu, ka pasur raste ku deri në 80 % e fletëvotimeve duket të jenë nënshkruar nga i njëjti person.

Në Gjakovë, 10 raste të mashtrimit janë hedhur poshtë në janar të vitit 2009, mbi baza të mungesës së dyshimit të arsyeshëm që i dyshuari ka bërë mashtrim në zgjedhje.

Në Prizren, 12 ankesa të mashtrimit janë pranuar, por asnjë i dyshuar nuk është marrë në pyetje. Prokurorët janë shprehur se policia nuk ka mundur ti lokalizojë disa të dyshuar, ndërsa disa raporte të KZAP-së nuk kanë përmbajtur informata të mjaftueshme sa për të nisur një hetim penal.

Raporti i OSBE-së nga hulumtimi i bërë, i publikuar në maj, thekson mangësi serioze të kenë ndodhur gjatë marrjes me rastet e mashtrimit.

Sipas këtij raporti, shumë raporte të KZAP-së kanë pasur emra specifikë të individëve për të cilët është supozuar të kenë qenë të përfshirë në mashtrim gjatë zgjedhjeve, ose të paktën të kenë qenë të pranishëm kur mashtrimi ka ndodhur.

Megjithatë, në disa rajone nuk ka pasur të dhëna të çfarëdo deklarate të marrë nga dëshmitarë relevantë, duke përfshirë dëshmitarët okularë, ndërkaq në disa raste prokurorët madje kanë dështuar gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve, emrat e të të cilëve shprehimisht janë dhënë në raportet e KZAP-së, thuhet në këtë raport.

Disa prokurorë kanë shkuar edhe më tutje me arsyetime mjaft të papranueshme për mosvazhdimin e hetimeve të tyre. Arsyetimet e tilla kanë përfshirë pamundësinë për ti lokalizuar për qëllime të marrjes në pyetje, të dëshmitarëve, të cilët në fakt kanë qenë punëtorë në postet publike komunale dhe të cilët kanë raportuar se punojnë aty çdo ditë.

Në anën tjetër, pas kryerjes së pak ose fare pak hetimi, disa prokurorë kanë akuzuar të dyshuarit nëpërmjet padive të mbështetura me pak dëshmi.
OSBE-ja ka thënë se këto dështime mund të numërohen si shkelje e obligimeve profesionale të prokurorëve dhe madje të shihen si shkelje e normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në raportin në fjalë, gjithashtu thuhet: Hetimi efektiv i kundërvajtjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet jo vetëm që siguron përgjegjësi të personave fajtorë për krimet e tilla, por edhe shërben si frenues i shpërdorimit në të ardhmen.

Në të kundërtën, moshetimi i ashpër dhe ndjekja penalisht e rasteve të mashtrimit në zgjedhje, mund ta inkurajojë mosndëshkimin dhe të shpie përfundimisht në përsëritjen e shpërdorimit dhe keqadministrimit gjatë zgjedhjeve pasuese. Një gjë e tillë mund të rezultojë përsëri në zhvleftësimin e fletëvotimeve, vonimin e rezultateve të votimit, ose madje edhe në nevojën për përsëritjen e zgjedhjeve, po që se mashtrimet janë bërë në një shkallë të lartë.

Në fund të fundit, jo edhe aq e padukshme 

Prishtina Insight, po ashtu, ka zbuluar dëshmi që ngjyra e përdorur gjatë zgjedhjeve të vitit 2007 ka qenë e cilësisë aq të dobët, sa që ka mundur të fshihet vetëm me pak ujë.

Sipas njërës monitoruese, Albulena Sadiku, nga OJQ-ja INPO, Iniciativa për Progres, kushdo që ka dashur, ka mundur ta heqë atë prej gishtit.

Gjatë vizitave në qendrat e votimit, e kam testuar sistemin, thotë ajo. Kam votuar një herë si duhet, pastaj i kam larë duart vetëm me ujë, pa sapun, dhe suksesshëm kam kaluar nëpër procesin e votimit edhe dy herë të tjera në tri qendra të tjera votimi në qytetin e Ferizajt.

Sadiku potencon me kujdes faktin që ajo nuk ka mbushur fletëvotime dy herët e tjera, meqë qëllimi i saj ka qenë që ta paraqes problemin e mashtrimit pa pësuar akuzimet për marrjen pjesë në të.

Prishtina Insight e ka pyetur KQZ-në për problemet me ngjyrën, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. 

Aftësimi as deri në zero

Gjithashtu, ka pasur shqetësime për nivelin e trajnimit të ofruar nga anëtarët e KQZ-së dhe nëse ata do të jenë ata të cilët do ti drejtojnë zgjedhjet e 15 nëntorit. Zyrtarët e KQZ-së janë aftësuar dhe janë duke u aftësuar nga OSBE-ja dhe nëpërmjet fondeve të USAID-it. Nëse kjo do të jetë e mjaftueshme, mbetet temë për tu debatuar.

Avni Bytyçi nga OJQ-ja INPO, i cili ka qenë përgjegjës për 120 monitorime gjatë zgjedhjeve të vitit 2007, thotë se zyrtarët e KQZ-së në shumë fshatra nuk kanë qenë të aftës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›