Hil Gjaci gazetari i News-24 perMirditen zeri i heshtur prej disa muajsh
TIRANE- Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci i cili raportonte per televizionin News-24 te gjithe zonen e Mirdites por edhe disa komuna perrreth ne qarqet Kukes Puke e Diber nuk eshte me ne kete mision. Te gjithe kujtojne korrespondencat e tij te shumta te tij por ne kujtese te teleshikuesve mbetet si me i rendesishem momenti kur politika debatonte ashper per mundesine e nje shembje gjigande ne tunelin e Thirres. Pozita mohonte se ne tunel ka shembje por pretendonte se po beheshin disa meremetime te vogla ndersa opozita denonconte ashper se nga presioni i pushtetit per ta perfunduar tunelin para afatit ne prag te zgjedhjeve firma ndertuese ishte detyruar te avanconte punimet duke renduar ne cilesine e punimeve. Ka qene nje moment kur gazetari Gjaci arriti te depertonte fshehurazi rojeve ne thellesi te tunelit dhe pasi pershkon nje distance te gjate ne thellesi te tij arrin ne vendin ku kishte ndodhur shembja gjigande. Pas pak minutash i gjithe opinioni brenda Shqiperise por edhe jashte saj mesoi te verteten e rende duke i dhene fund spekullimeve me kete ngjarje.
Z. Gjaci ka qene gjithe kohen ne qender te kercenimeve verbale dhe te drejtperdrejata nga individe dhe faktore qe ishin prekuar nga dhenia e lajmeve dhe fakteve per ngjarje te ndryshme. Keshtu kercenimet e para jane ravijezuar ne nentor te vitit 2005 kur ne komunen e Fanit dy te rinj te maskuar kishin hyre me banesen e murgeshave te zones dhe ne tentative grabitjeje kishin plagosur rende njeren prej tyre. Hetimet intensive te policise bene te mundur zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autoreve nderkohe familjaret e tyre kercenuan rende me arme ne mes te komunes emetuesin e lajmit per kete ngjarje z. Hil Gjaci.
Po ashtu ndjekja hap pas hapi dhe ne menyre profesionale ne rastin e marrjes peng te autobuzit tek karburant Toma dhe vrasjes se policit Fran Kacorri me 8 shkurt te vitit 2006 krjoi nje precedent te rende me kercenime per gazetarin Gjaci. Megjithese autoret e vrasjes se policit Kacorri dhe te dy pasagjereve te autobuzit u neutralizuan sulmet verbale dhe te drejtperdrejta ne adrese te Gjacit kane qene te shumta.
Nderkohe qe denoncimi i ashper ne emisionin Me zemer te Hapur te News-24 sebashku me kolege vendas te rritjes se kriminalitetit nga indiferenca e policise beri qe elementi kriminal i trimeruar dukshem nga mungesa e shtetit te realizonte shfaqje live ne sheshin Abat Doci te Rreshenit me 15 prill te vitit qe shkoi kur dy vellezer nxjerin armet dhe per pak nuk u shenua tragjedia.
Ngjarja pasuese ne Rubik kur persona ende te pa identifikuar nga policia ne muajin maj po te vitit te shkuar i dha fund nje here e mire mundesise se transmetimit te kronikave nga ana e z. Hil Gjaci. Pikerisht prej asaj kohe ne raportimet ditore te televizionit News-24 nuk shfaqen me ne asnje rast ato nga Mirdita pasi askush tjeter nuk ka guxuar ende te vijoje punen e lene ne mes nga gazetari Hil Gjaci.
Aleksander Ndoja eshte Kryetari i Unionit te Gazetareve qarku Lezhe./shkrimi eshte botuar ne www.respublica.al