E Diel, 1 Nëntor 2026

Hildebrand nuk rri në Gjermani

Timo Hildebrand është në kërkim të një klubi të ri për sezonin e ardhshëm. Portieri gjerman është pa kontratë, pas një sezoni që e kaloi tek Hoffenheim. Tash, ai nuk e ka ndërmend më të luajë në Bundesliga, pasi planifikon të luajë jashtë Gjermanisë.

“Mendoj se do të luaj jashtë. Pjesa më e madhe e klubeve të Bundesligës i kanë kompletuar planet e tyre, sa i përket pozitës së portierit”, tha Hildebrand. 31 vjeçari më parë ka luajtur për ekipet Stuttgart dhe Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›