Hillary Clinton lë spitalin, mjekët: Shumë shpejt do të shërohet plotësisht
SHBA- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duket se e ka kaluar trombozën që pësoi në kokë para pak ditësh pasi sot ajo ka lënë ambientet e spitalit.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat Departamenti i Shtetit ka njoftuar se sipas mjekëve Clinton ka bërë përparime dhe shumë shpejt do të shërohet plotësisht.
Sekretarja në momentin që ka dalë nga spitali shoqërohej nga bashkëshorti i saj Bill Klinton dhe vajza e tyre.
Ajo u shtrua të dielën në spital, pasi kishte mpiksje të gjakut në pjesën mes trurit dhe kafkës. Asnjë informacion i hollësishëm nuk është dhënë rreth shkakut të mpiksjes së gjakut.
Zonja Klinton u emërua sekretar i shtetit në fillim të mandatit të parë të zotit Obama, në janar 2009. Udhëtimi më i fundit i saj ishte i huaj në Dublin më parë këtë muaj.
Zonja Klinton, 65 vjeç, është e njohur për udhëtimet e saj të zgjatura me orare rraskapitëse.
Më herët këtë muaj, presidenti Obama emëroi senatorin John Kerry – demokrat Massachusetts i cili kryeson Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit – për të zëvendësuar zonjën Klinton si sekretare e shtetit. Ajo ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim të shërbejë vetëm një mandat në këtë post.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: