E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillary Clinton uron shqiptarët për 100 vjetorin e Pavarësisë: "Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, e gatshme të integrohet në BE"

27-11-2012 / Gazeta 55

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton lëshoi mbrëmë një deklaratë për shtyp, ku thuhet: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t’iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor. Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara".


"Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar. Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”- përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›