E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton viziton në 1 nëntor Tiranën

Gazeta Shqip

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, javën e ardhshme do të vizitojë Tiranën. Vizita zyrtare, pjesë e një turi në Ballkan, është konfirmuar nga Departamenti amerikan i shtetit.

Përmes një komunikate DASH njofton se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, nga data 29 tetor deri më 2 nëntor.  Sekretarja e Shtetit do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike.

Në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë, Clinton do të jetë bashkë me baroneshën Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.

25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Hillary Clinton viziton në 1 nëntor Tiranën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›