E Martë, 3 Nëntor 2026

Himarë- Opozita hap fushatën zgjedhore për kryetar bashkie

Opozita hapi të mërkurën fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në Himarë. Kandidati i opozitës në këto zgjedhje është Petro Gjikuaria. Në hapjen e fushatës elektorale për Bashkinë Himarë është kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe Ivi Kaso i PD-së.

Gjikuria hodhi akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, për të cilin tha se nuk solli asnjë ndryshim në këtë qytet, edhe pse qëndroi për 12 vite në postin e kryetarit.  

 “Sot Himara ka euro deputetin e saj dhe në 4 gusht do të ketë dhe kryetarin e bashkisë. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh vendi ynë ka mbetur pas teksa bota përparon. Një vend me njerëz punëtorë që kanë shkëlqyer kudo. Sot nuk është e denjë as për qytetarët e vet. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak. Një kryetar që qëndroi shumë kohë për të ndryshuar shumë pak. Fredi Beleri e pa veten pas burgut me akuza të fabrikuara. Qeveria ndryshon krerët e bashkisë dhe i kërcënon me burgim nëse nuk bëjnë atë që u thuhet. Këta janë marioneta pa asnjë mundësi për të zgjidhur problemet. Më kujtohet kur kandidoi Beleri për herë të parë në vitin 2015, ku isha dhe unë dhe votova. Më kujtohet kur në vitin 2019 nuk e lejuan. Mbaj mend se vjet sa u zemërova për arrestimin e tij dhe sa u lumturova kur u zgjodh kryetar bashkie”, tha ai.

PS përfaqësohet në këto zgjedhje me kandidatin Vangjel Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›