E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare incidente nga Agimi i Arte

Sot në Himarë është zhvilluar përkujtimorja e vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himariot, që humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, më 12 gusht 2010, por që qarqet ekstremiste greke e konsiderojnë si vrasje për shkak të etnisë së tij.

Në përkujtimore kanë qenë edhe përfaqësues të “Agimit të Artë”, partisë neonaziste greke, e cila shquhet për incidente të dhunshme, si në rrugët e Greqisë, por edhe në Parlamentin grek. Përfaqësues të tyre kanë reaguar dhunshëm ndaj gazetarëve shqiptarë, duke mos lejuar xhirimet, madje duke tentuar edhe thyrjen e kamerave të pranishme në këtë përkujtimore. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›