E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka procedura per regjistrimin e kufijve te rinj te prones



Per te regjistruar kufijte e prones se paluajtshme ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ndiqet nje procedure qe zakonisht zgjat rreth 30 dite. Fillimisht qytetari qe eshte i interesuar per nje sherbim te tille depoziton nje kerkese zyrtare ne zyren ne te cilen eshte juridiksioni i prones se tij. Me kete kerkese jepen te dhena te sakta mbi kufijte pasurine e paluajtshme dhe rregullimet qe pretendohet te behen ne harten treguese. Gazeta Albania zbardh me poshte proceduren e plote qe ndiqet ne te tilla raste ne te gjitha zyrat e Regjistrimit te Pasuive te paluajtshme.
Harta
Regjistruesi eshte pergjegjes per pergatitjen dhe mirembajtjen e nje harte ose seri hartash te cilat quhen harta treguese te regjistrimit per zonen e regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe mbulon kjo zyre regjistrimi. Harta treguese e regjistrimit tregon kufijte dhe pozicionin gjeografik te pasurive te paluajtshme si dhe tregues te tjere. Pasurite e paluajtshme kane nje numer te vetem identifikimi i cili do te perdoret si per te identifikuar pasurine e paluajtshme ne kartelat e regjistrimit ashtu edhe per te identifikuar pasurine e paluajtshme ne hartat treguese te regjistrimit. Per te zgjeruar informacionin e dhene nga harta treguese e regjistrimit mund te dokumentohet nje plan rilevimi i nje pasurie te paluajtshme te caktuar. Ne kete rast dokumentimi i planit te rilevimit duhet te shenohet ne kartele.
Korrigjimi dhe shtesat e reja
Regjistruesi mund te kerkoje qe te behet nje studim/rilevim per cdo pasuri te paluajtshme dhe pasi te kete njoftuar personat e interesuar mund te korrigjoje harten treguese te regjistrimit si rezultat i studimit/rilevimit te lartpermendur. Ai mund te korrigjoje cdo gabim teknik ne harten treguese nese nuk cenohen interesat e ndonje personi. Ne cdo kohe regjistruesi mund te udhezoje pergatitjen e nje harte te re treguese te regjistrimit ose te nje pjese te saj dhe ne harte mund te mos shenohet ndonje hollesi qe regjistruesi e konsideron te vjetruar.
Kufijte
Harta treguese e regjistrimit tregon kufijte siperfaqen dhe pozicionin e perafert te pasurise se paluajtshme. Kur pjesetaret ne nje mosmarreveshje lidhur me pozicionin e nje apo disa kufijve arrijne ta zgjidhin mosmarreveshjen regjistruesi ben korrigjimet ne harten treguese dhe ne kartelat e duhura ne perputhje me marreveshjen e arritur dhe arshivon marreveshjen e firmosur nga palet pjesemarrese ne konflikt. Kur lind ndonje paqartesi ose mosmarreveshje lidhur me pozicionin e ndonje kufiri dhe pjesetaret ne kete konflikt nuk arrijne marreveshje lidhur me kete regjistruesi i udhezon ato qe te paraqesin ceshtjen ne gjykaten kompetente brenda 15 diteve dhe ben nje shenim ne kartele. Ne qofte se brenda ketij afati ceshtja nuk eshte derguar ne gjykate atehere regjistruesi ben shenimin perkates.

Ruajtja e shenjave te kufirit
Cdo pronar i nje pasurie te paluajtshme eshte i detyruar te mbaje ne gjendje te mire cdo shenje qe ndan kufijte e tij. Regjistruesi vendos per percaktimin e vijave ndarese te qendrueshme te cdo kufiri brenda nje kohe te caktuar dhe sipas menyres qe mund te udhezoje ai. Regjistruesi vendos se cili prej pronareve fqinje ka pergjegjesine per ruajtjen dhe mirembajtjen e cdo shenje qe ndan nje kufi te zakonshem dhe ai qe urdherohet per kete duhet te mbaje pergjegjesi. Brenda 30 diteve pronaret kane te drejte te ankohen ne organet gjyqesore kunder urdherit te regjistruesit. Nese nuk ushtrohet kjo e drejte brenda ketij afati urdheri prezumohet u pranuar. Cdo person i denuar per nje veper te demtimit te kufijve pavaresisht nga denimi me gjobe eshte i detyruar te paguaje shpenzimet per rregullimin e vecorive te kufirit dhe ky shpenzim te konsiderohet si detyrim civil nga ana e cdo personi pergjegjes per ruajtjen e shenjave te kufirit.

Bashkimet dhe ndarjet
Kur pasurite e paluajtshme ngjitur jane prone e te njejtit pronar dhe i nenshtrohen ne cdo rast te drejtave dhe detyrimeve te njejta me kerkese te pronarit regjistruesi mund ti bashkoje ato pasuri te paluajtshme duke mbyllur kartelat qe u takojne ketyre pasurive te paluajtshme dhe duke hapur nje kartele apo disa kartela te reja lidhur me pasurine apo pasurite e paluajtshme qe dalin nga bashkime te tilla si dhe duke azhurnuar harten treguese te pasurive. Me kerkesen me shkrim te pronarit te vetem ose te trashegimtarit te tij per ndarjen e nje pasurie te paluajtshme te tij ne dy a me shume pjese te kesaj pasurie te paluajtshme regjistruesi ben ndarjen duke mbyllur kartelen per pasurine e paluajtshme qe ndahet dhe hap kartela te reja dhe azhurnon hartat treguese per pasurite e paluajtshme te reja qe dalin nga ndarja dhe regjistron ne kartelat e reja te gjitha hyrjet qe ishin ne kartelen e mbyllur. Me kerkese te pronareve te pasurive te paluajtshme fqinje te cilet deshirojne te ndryshojne kufijte ndermjet pasurive te paluajtshme te tyre dhe me pelqimin e dhene me shkrim nga te gjithe personat e tjere ne emer te te cileve eshte regjistruar cdo e drejte a pronesi mbi keto pasuri te paluajtshme regjistruesi anulon kartelat e ketyre pasurive te paluajtshme dhe azhurnon kartelat dhe harten treguese te regjistrimit ne pershtatje me konfiguracionin e ndryshuar te pasurive te paluajtshme. Ne rast se regjistruesi mendon se nje rindarje e propozuar permban ndryshime rrenjesore te pronesise mbi pasurine te cilat duhen rregulluar nepermjet kalimeve te pronesise regjistruesi refuzon kete rindarje. Ne asnje rast regjistruesi nuk lejon ndryshimin e pronesise qe fshin te drejtat reale. Kur nje pronar deshiron ta ndaje ne pjese pasurine e paluajtshme te tij regjistruesi i kerkon atij te dorezoje nje plan rilevimi te nenndarjeve te propozuara te pergatitura prej nje topografi te licencuar dhe te vertetuar nga organi perkates se eshte ne perputhje me ligjet ne fuqi.

24 Gusht 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›