E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekat, Basha: Gati dosjet për 124 objekte

TIRANË-Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka deklaruar sot mbylljen e fazës së parë të hipotekimit të apartamenteve në kryeqytet.

Gjatë në konference për shtyp, Basha ka nënshkruar përfundimin e procesit për 124 objekte që përfaqësojnë 3 mijë familje, 12 mijë qytetarë të Tiranës.

Nënshkruaj përfundimin e procesit mes një letre që i drejtoj ministrit të Drejtësisë si organi kompetent për hipotekat që i bashkëngjis dosjet dhe pajisjen e 124 objekteve me lejen e regjistrimit, duke i hapur rrugën marrjes së tapive përkatëse- ka thënë Basha.

Sipas tij, ky është fundi i procesit për këtë fazë, por fillimi ka nisur me ditët e para në bashkinë e Tiranës dhe për këtë ka falenderuar bashkëpunëtorët për përkushtimin, profesionalitetin dhe që bënë të mundur mbajtjen e premtimit në këtë fazë për një numër banorësh të tiranës për të cilët hipotekimi është një nga proceset më të rëndësishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›