Hiqeni ritualin e përshëndetjes

Të shtunën, rituali ishte sërish në qendër të vëmendjes kur qendërmbrojtësi i Queens Park Rangers, Anton Ferdinand injoroi kapitenin e Chelseat, John Terry. Kjo nuk ishte një ngjarje e papritur pasi çifti kanë histori të keqe mes vete pas rastit që përfundoi në gjykatë, kur Ferdinand akuzoi Terryn se e kishte fyer në baza racore gjatë takimit mes skuadrave në tetor të vitit të kaluar.
Terry nuk u shpall fajtor, por rasti nuk është harruar nga Ferdinandi, i cili refuzoi të përshëndetet me të. Ngjashëm kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar, kur sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez nuk ia dha dorën mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrice Evra. Shearerit i është bërë mjaft.
“Ka ardhur koha të heqim këtë ritual të përshëndetjes para ndeshjeve. Ajo është fuqizuar në shenjë respekti ndaj ekipeve dhe futbollistëve. Por, më mirë do të ishte sikur përshëndetja të bëhet në përfundim të takimit”, u shpreh Shearer për The Sun.