E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet dogana dhe taksa e shitjes së makinës

Foto Ilustruese

TIRANE- Të gjithë poseduesit e një automjeti nuk do të paguajnë më taksën e qarkullimit dhe të mjetit, ashtu siç ka ndodhur deri më sot, por sipas një vendimi të ri, do të jetë një taksë e re që do të paguhet nëpërmjet çmimit të karburantit.

Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj tha se taksa e qarkullimit dhe e mjetit nuk do të jenë siç janë sot por do  të ndryshojnë në një taksë të re që do të vilet nëpërmjet çmimit të karburantit.

Drafti për ndryshimet do ti paraqitet fillimisht qeverisë dhe më pas do të shkojë në parlament për votim.

Në bazë të draftit të ri, të gjithë ata që do të të importojnë një makinë nga jashtë vendit, nuk do të paguajnë doganën, por një taksë të re e cila paguhet kur kolaudohet makina. Kjo taksë do të varet gjithashtu nga vjetërsia e makinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›