Historia e rrallë, operohet fëmija me buzë lepuri
Ky është Romeo Dalani, një djalë dy vjeçar, i cili ka lindur me një defekt në fytyrën e tij duke pasur buzë lepuri dhe gojë ujku. Përgjatë jetës së tij ai është përballur me shumë njerëz, kryesisht fëmijët, të cilët e kishin të vështirë ti afroheshin për shkak të paraqitjes së tij jo normale.
Ai iu nënshtrua të mërkurën një ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar paraqitjen, e cila bëri, që mamaja e tij ta braktiste atë vetëm disa orë pasi e solli në jetë.
Por Romeo i vogël nuk u braktis nga gjyshërit, nga ana e babait, të cilët e morën për ta rritur dhe për tu kujdesur për të.
Sipas doktorit që e operoi, Ramazan Isufi, në spitalin e ORL-s, në QSUT, në vit paraqiten rreth 30-40 raste, korigjimi i të cilave ka një kosto të lartë financiare.
Tani më Romeo nuk do të ketë më vështirësi në ushqyerjen, por edhe në shoqërimin e tij me moshatarët, falë operacionit të ofruar gratis nga mjekët ORL.