E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e shqipërisë nuk duhet harruar

12/04/10 02:11

Në piano shkon të ulet Seldi i cili bashkë me Domenikën, fillojnë të luajnë disa pjesë muzikore. Ndërkohë, Jetmiri del në kopsht me Hakiun dhe komentojnë show-n që bënë deri në këto momente. Të dy janë tepër të kënaqur për atë që arritën të bëjnë, sipas këndvështrimit të tyre. Për Jetmirin, kjo ishte një mënyrë e mirë për të folur e treguar ato që dinë, për të prekur disa tema të rëndësishme të jetës njerëzore, për të dhënë disa momente të këndshme e të qeta muzikore. Duke folur për talentin e Domenikës në piano, Miri e kalon bisedën tek kompozitorët e ndryshëm shqiptarë të cilët janë harruar të përmenden kohët e fundit. Ai e lidh këtë pjesë me momentin kur Mandi u shpreh se 50 vjet në komunizëm duhen fshirë nga historia. Sipas tij, kjo është dicka e gabuar pasi nuk mund të hedhësh poshtë cdo gjë që ka ndodhur në ato vite sepse përvec politikës, në atë kohë Shqipëria ka lulëzuar edhe në shumë drejtime të tjera si përshembull ato kulurore. Hakiu e korigjon duke thënë se Mandi nuk e kishte fjalën për këto, por vec për mënyrën e qeverisjes dhe mundësive për zhvillim që iu mohuan Shqipërisë në ato vite. Ai bashkohet me mendimin e Mirit se nëse fshin ato 50 vjet, mund të harrosh këtë pjesë shumë të rëndësishme të kulturës shqiptare. Të dy mendojnë se kinematografia e asaj kohe përcillte mesazhe shumë interesante, në disa raste me buzëqeshje e në disa të tjera me ironi. Miri mendon se shqiptarët gabojnë kur duan të shkatërrojnë cdo kujtim të asaj periudhe. Ai tregon se në Itali nuk u shkatërrua asgjë, pavarësisht se edhe ata ishin nën regjimin fashist të Musolinit, por përkundrazi i kthyen në muze ku sot ato shikohen nga të huajt e nga brezat e rinj. Këtu harruan që i ndërtuan vetë dhe i prishën me lehtësi- shprehet ai dhe shton se njerëzit nuk duhet të merren më me atë kohë, por të kërkojnë pse-të e këtij sistemi ku po jetojnë. Ndërsa Miri flet, Hakiu i propozon që kur të jetë jashtë, të krijojë një organizatë ku të mbroj këto ide e këto parime që ka, gjë që Mirit i duket e pamundur pasi do shumë punë e fonde. Hakiu e këshillon të luftojë, ndërsa Miri shprehet se të paktën kur flet për këto tema, maksimumi që do të arrijë është të ndërgjegjësojë ndonjë grup njerëzish. Në këtë shoqëri, mendimi ndryshe shtypet- shprehet Miri. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›