E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historiku i vizave

Ne samitin e famshem te Selanikut ne qershor 2003 ku Bashkimi Evropian konfirmoi perspektiven europiane per Ballkanin Perendimor u proklamua edhe nje angazhim tjeter.

Ne qershor 2003 Bashkimi Europian njohu rendesine e perspektives per liberalizimin e vizave per popujt e Ballkanit Perendimor. Pas kesaj deklarate u deshen edhe 4 vjet e gjysme te tjera per nje hap konkret. Pas negociatash te shumta dhe jo te lehta me 1 janar 2008 hyri ne fuqi lehtesimi i regjimit te vizave.

Kjo do te thoshte qe per studentet gazetaret shkencetaret dhe biznesmenet e Ballkanit Perendimor perfshire Shqiperine duheshin me pak dokumenta per te marre nje vize Shengen dhe se viza do te ishte falas. Pas lehtesimit te regjimit te vizave per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor do te duheshin edhe 6 muaj te tjere qe Komisionit Europian ti hapej drita jeshile per tu paraqitur vendeve te Ballkanit Perendimor udherrefyesin per nje regjim pa viza.

Me 3 qershor 2008 zevendespresidenti i Komisionit Europian Franco Frattini prezantoi ne Tirane udherrefyesin permbushja e kushteve per te cilin do te conte ne heqjen e vizave per Shqiperine. Franko Frattini parashikoi nje kohezgjatje prej nje vit por Shqiperise e cila nuk kishte nisur ende prodhimin e pasaportave biometrike do ti duhej nje kohe me e gjate. Keshtu me 19 dhjetor 2009 shqiptaret dhe boshnjaket nuk munden te gezonin levizjen pa viza si serbet malazezet dhe maqedonasit. Do te duhej gati edhe nje vit qe pas verifikimeve te shumta ne terren me 15 shtator 2010 Komisioni Europian te shpallte se Shqiperia i kishte permbushur kriteret per liberalizimin e vizave.

Pas kesaj me 7 tetor ishte vota historike ne Parlamentin Europian qe i hapi rrugen votes tjeter historike ne Bruksel e cila do te beje te mundur qe pas pak ditesh shqiptaret te udhetojne pa viza te lire ne hapesiren Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›