Historiku i vizitave nga SHBA
E enjte 01 Nentor 2012 1324
Historiku i vizitave nga SHBA
Vizita e sekretares se shtetit Hilari Klinton ne 1 nentor 2012 ne Tirane eshte e katerta e ketij niveli ne Shqiperi pas renies se komunizmit. Mesazhi i kryediplomates amerikane paralajmeruar nga zedhenesja e saj eshte per kulturen e zbatimit te ligjit dhe forcimin e institucioneve ne vend. Por cili eshte historiku i ardhjes se ketyre personaliteteve ne Shqiperi E para vizite e nje sekretari shteti ne vendin e sapocliruar nga diktatura e gjate ishte e Sekretarit Xhejms Bejker i cili u prit si hero ne qershor te vitit 1991 dhe u pa nga shqiptaret si simbol i shpreses per ndryshim te vendit qe vuajti per 4 dekada ne komunizmin me te eger te vendeve te lindjes. Vizita e dyte ka qene ajo e Sekretares se Shtetit Medlin Ollbrajt e cila mberriti ne Shqiperi ne janar te vitit 2000. Shqiperia kishte kaluar me sukses proven per menaxhim te krizes se Kosoves dhe po perpiqej te stabilizonte politiken dhe ekonomine e saj. Ne ate vizite Sekretarja Ollbrajt i dha nje mesazh te forte politikes shqiptare duke bere thirrje per ndarje nga krimi dhe shendoshje te institucioneve. Ne diten e dyte e majit te vititi 2003ne vendin tone vjen sekretari i shtetit Kolin Pauell vizite permbante ne vetvete dy misione te rendesishme nenshkrimin e kartes se Adriatikut te quajtur A3 ku tre vendet Shqiperi Maqedoni e Kroaci angazhoheshin te trokisnin bashke ne dyert e NATO-s. Vec kesaj Shqiperia firmosi kerkesen e SHBA-ve per njohjen e imunitetit te shtetasve amerikane nga gjykata nderkombetare. Por raporti mes mes Shqiperise dhe SHBA kulmoi me 10 qershor 2007 kur Presidenti i asaj kohe i shteteve te Bashkuara Xhorxh Bush zbriti per disa ore ne vendin per te percjelle disa mesazhe gjate takimeve me kreret e larte te shtetit dhe konferences per shtyp. Per here te pare kreu i shtepise se bardhe artikuloi qarte mbeshtetjen per pavaresine e ardhshme te Kosoves ndersa ne Fushe-Kruje ku devijoi per nje ndalese te papritur Bush u prit si hero dhe pamjet e asaj ndalese bene xhiron e botes.Komente
Facebook