E Diel, 1 Nëntor 2026

“Historitë e patreguara të Lushnjës”, Lekë Tasit i akordohet titulli “Qytetar nderi”

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkine Divjakë, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” z. Lekë Tasi, si vlerësim për kontributin dhe qëndresën e tij.

Në kuadër të këtij aktiviteti u çel edhe ekspozita “Historitë e patreguara të Lushnjës”, pjesë e projektit “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, një iniciativë që synon të evidentojë dhe dokumentojë historitë e persekutimit dhe rezistencës gjatë regjimit komunist.

Ceremonia u organizua në kuadër të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit, një moment simbolik që shënon ndarjen me të shkuarën totalitare dhe përkushtimin ndaj kujtesës historike, dinjitetit njerëzor dhe vlerave demokratike.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›