E Diel, 1 Nëntor 2026

Hita takon zyrtaren britanike: Task-forca, modeli më i suksesshëm i bashkëpunimit

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se në vijim të pjesëmarrjes në tryezën e task-forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, u takua me Victoria Pullen, shefe e Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme britanike.

Në njoftim thuhet se palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit të veprimeve operacionale dhe zgjerimit të task-forcës me anëtarë të rinj nga vendet e rajonit.

Victoria Pullen konfirmoi vijimin e mbështetjes për Policinë e Shtetit, përmes trajnimeve të specializuara dhe pajisjeve logjistike, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.


/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›