E Diel, 1 Nëntor 2026

Hita uron studentët: Garantojmë sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

Në mesazhin e tij, Hita theksoi se “për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar”.

Ai siguroi studentët se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre “për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare”.

“Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit. Siguria ndërtohet së bashku”, theksoi ai.

Studentët në të gjithë vendin nisin sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorë.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›