Hodhën benzinë në oborrin e një personi për shkak të konflikteve, arrestohen dy të mitur në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të mitur, pasi hodhën lëndë djegëse në oborrin e banesës së një shtetasi për shkak të konflikeve.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të./vizionplus.tv