E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hodhën flakadanë e kapsolla në protestë/ Arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës së opozitës që u zhvillua përpara parlamentit.

Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e qetësisë publike si dhe shkelje të rregullave për lëndët plasëse.

Njëri nga të arrestuarit ishte më herët në kërkim nga Policia e Krujës për vepra të tjera penale.

Pasditen e së hënës, protestuesit u përplasën fizikisht me policinë për shkak se tentuan të çanin kordonin dhe të futeshin brenda ambienteve të parlamentit.

Pasi u bllokuan nga uniformat blu, mbështetësit e opozitës hodhën kapsolla dhe lëndë plasëse në drejtim të forcave të rendit. Për pasojë tre efektivë u lënduan lehtë, ku njëri prej tyre pati dëmtime në pjesën e syve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›