E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, Robben gati pas 8 ditsh

Arjen Robben mund të luajë në botëror vetëm pas 8 ditësh. Këtë parashikim e bën tekniku i kombëtares së Holandës, Bert van Marwijk.

“Po ecen mirë me rekuperimin por nuk është ende gati për të luajtur nje ndeshje të plotë dhe ka shumë mundësi që të jetë gati pas 8 ditësh”, theksoi tekniku në një intervistë për faqen e FIFA-s.

Me këtë parashikim, sulmuesi i Bayern Munchen do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Japonisë, ndërsa ndaj Kamerunit parashikohet të jetë i gatshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›