Holanda pergjegjese per Srebenicen Haga vendos per fajesine

Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez ishte përgjegjës për vdekjen e tre boshnjakëve gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnjë.
Holandezët ishin në krye të "zonës së sigurtë" të OKB-së, në korrik 1995, kur forcat serbe-boshnjake vranë rreth 8.000 burra e djem boshnjakë.
Qeveria holandeze është përballur vitet me fundit me çështjen e Srebrenicës.
Në të gjitha sqarimet e saj, është thënë se trupat holandeze ishin braktisur në atë kohe nga OKB-ja.
"Gjykata vendosi se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e këtyre njerëzve, sepse trupat holandez të OKB-se nuk duhej t`i dorëzonin tre boshnjakët", sqaroi një zëdhënëse e gjykatës në Hagë.
Gjyqtarët e Apelit kanë urdhëruar qeverinë të paguajë kompensim për të afërmit e viktimave.
Ky rast është paraqitur nga të afërmit e Rizo Mustafiç, i cili punonte si elektricist për trupat holandeze.
Të njëjtën histori ka patur edhe një nga përkthyesit e trupave holandeze, i cili humbi babain dhe vëllain e tij.
Një gjykatë në Holandë kishte vendosur në vitin 2008 se shteti holandez nuk ishte përgjegjës për vdekjen e të punësuarve boshnjakë pranë trupave holandeze dhe familjarëve të tyre për shkak se ushtarët po vepronin nën mandatin e OKB-së.