E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Holandë, kamioni del nga rruga dhe përplas njerëzit, 6 persona humbin jetën

Gjashtë persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur në një fshat pranë Roterdamit në Holandë, pasi një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një festè në natyrë.

Sipas policisë, kamioni doli nga rruga e tij dhe u përplas me një grup njerëzish që merrnin pjesë në një Barbecue të organizuar nga një ekip lokal patinazhi.

Policia fillimisht përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. Një raport fillestar i aksidentit që ndodhi mbrëmë në Zuijndsedik, rreth 30 kilometra në jug të Roterdamit, tha se të paktën dy persona u vranë dhe disa u plagosën.

Shoferi 46-vjeçar i kamionit me targa spanjolle nuk ka pësuar lëndime. Ai është arrestuar në vend dhe është dërguar në komisariat.

Kryetari lokal Charlie Aptroot pasi vizitoi vendin e ngjarjes i shprehu ngushëllimet familjeve të vuiktimave , ndërsa falenderoi dëshmitarët okularë dhe personat që dhanë ndihmën e parë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›