E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holond betimi rrufeja dhe Merkel

Ishte një fillim i rrufeshëm për Presidentin e ri të Francës, Fransua Holond. Mediat e shpjeguan me incidentin që shënoi udhëtimin e tij të parë drejt Berlinit, ku pritej nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

I saponisur nga Parisi, avioni presidencial goditet nga një rrufe dhe u detyrua të kthehet mbrapsht. Goditja e avionëve nga rrufetë nuk është një gjë e pazakontë. Janë konstruktuar për ta shpërndarë elektricitetin në krahë dhe për shumë ekspertë ishte e rrallë që u kthye sërish në Paris.

Zëdhënësi i Holond, shpjegoi se kjo u bë për arsye sigurie. Presidenti i Francës nuk mund të linte, në ditën e parë të marrjes së detyrës, takimin të Kriza FinanciareEurostat: Eurozona shmangu recesionin “Moody’s” zhvlerëson bankat italiane Hollande, pas betimit bisedime me Merkel paracaktuar. Me një avion të dytë, Fransua Holond mbërriti në Berlin.

Përballë krizës së eurozonës, betimi dhe incidenti që e ndoqi, u harruan, për t’u fokusuar tek takimi i parë i udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha të Europës.

Në konferencën për shtyp, në prani të dhjetëra gazetarëve, që i parapriu darkës mes tyre, si Merkel dhe Holond përmendën mirëkuptimin reciprok por edhe dallimet.

Kancelarja gjermane nënvizoi rëndësinë e paktit fiskal ndërsa presidenti francez atë të rritjes ekonomike.

Fransua Holond u zotua se Franca do të bashkëpunojë me Gjermaninë për të zgjidhur krizën ekonomike.

Sa i takon Greqisë, të dy politikanët janë të mendimit se duhet të qëndrojë në eurozonë.

Franca pas 17 vjetësh ka një president socialist. 57 vjecari Fransua Holond u betua ashtu sic e do tradita duke i dhënë start mandatit të tij pesë-vjecar në Pallatin Elize në qëndër të Parisit.

Një ditë me shi, një ceremoni e thjeshtë dhe nëse do të kishte qënë ndryshe, sipas analistëve, do të kishte qënë një optimizëm corientues, për erën e re politike.

Pak pas fundit të ceremonisë u mësua dhe emri i kryeministrit të Francës. Do të jetë ndihmësi i tij i ngushtë dhe kreu i grupit socialist në Parlament, Zhan Mark Ajro. I cilësuar si gjermanofil, me lidhje shumë të mira me Berlinin, emri i tij ishte thuajse i sigurt për postin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›