Holtkemper Integrimi bazohet ne merita

Që Shqipëria ta marrë statusin e vëndit kandidat në këndvështrimin e
shtetit gjerman kjo duhet të arrihet në bazë të meritës. Në një
intervistë për Top Channel ambasadorja e gjermanisë në Tiranë Carola
Müller-Holtkemper thotë se integrim do të thotë zbatim i 12 prioriteve.
Fillimisht ambasadorja komenton situatën poltike në vënd në një kohë, kur PD dhe PS mbeten të ndara në qëndrimet e tyre, që lidhen me miratimin e tre ligjeve që kërkojnë tre të pestat e votave në Parlament, thelbësore për marrjen e statusit të vëndit kandidat.
"Unë mbetem shpresë plotë që klasa politike shqiptare do të frymëzohet nga fryma e festimeve kombëtare, për të arritur zgjidhjen e cështjeve të mbetura, për të mirën e shqiptarëve. Ju duhet të jeni krenar për historinë pasi siç edhe unë e kuptoj në të shkuarën baballarët që themeluan shtetin tuaj tejkaluan problemet fetare, politike dhe shumë ndarje që ekzistonin për një qëllim të përbashkët. Kjo shpresoj të shërbejë si diçka frymëzuese për sot. Shqipëria ka bërë një progres të madh, gjë e cila është reflektuar në progres raportin e Komisionit Europian, por natyrisht mbetet disa çështje të cilat janë detajuar në progresraport. Ne si gjermanë dhe disa partnerë të tjerë besojmë se progresi i arritur deri më tani në fushën e legjislacionit tashmë duhet të kthehet në zbatim, pra në praktikë. Janë disa fusha me shumë rëndësi për ne si zbatimi shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Mendoj se është e mundur në realizimin e progresit të duhur. Është nënvizuar në raportin e Komisionit Europian se disa çështje kërkojnë të realizohen krahas ligjeve që presin të miratohen. Më lejoni ta ritheksoj, është koha për zbatimin e tyre", tha ambasadorja.
E pyetur nëse Gjermania tashmë ka një qëndrim të sajin pas rekomandimeve të 10 tetorit nga Komisioni Europian, ambasadorja Holtkemper jep këtë përgjigje: "Natyrisht që Qeveria gjermane e ka pozicionin e saj. Për momentin jemi në negociata me partnerët tanë. Mund t'ju them vetëm se nga ana jonë premtimi për vendet e Ballkanit, për t'ju bashkuar BE-së qëndron, siç edhe qëndroi në vitin 2000. Ne me projektet dhe vendosshmërinë tonë, së bashku me partnerët tanë jemi në krah të Shqipërisë për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkohen për t'u bërë vend antarë. Është një proces bazuar në meritë".
Në një kohë kur Hollanda e ka bërë të qartë pozicionin e saj duke mos u kënaqur në përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë a egzizton sapodak skeptiziëm në Qeverinë gjermane për progresin e bërë në Shqipëri?
"Janë disa detyra që ende s'janë realizuar nga Shqipëria. Por besoj se klasa politike do të mund ti realizizojë e inspiruar nga festa e pvarsisë për të tejkaluar problemet në mënyrë që të plotësohen detyrat e parealizuara. Për sa i takon zbatimit të tyre mendoj se janë të gjitha kushtet perfekte në mënyrë që kjo të ndodhë.Nuk jam spektike që Shqipëria nëse do të ketë vullnet politik t'i realizojë ato. Po. S'ka integrim pa zbatim", tha Holtkemper.