Homazh xhazit boteror dhe shqiptar

“Solar” i Majls Dejvis në një version të instrumentistit Ermal Rodi luajtur me trompë xhepi. Kompozimi i vitit 1954 është zgjedhur në programin e koncertit duo të Genti Rushit dhe Ermal Rodit që i bën homazh, kësaj lloj muzike jo vetëm amerikane por mbarëbotërore, në ditën e xhazit shpallur nga UNESCO.
Duoja pinao dhe katër lloj insturmente të frymës ekzekutuan në qendrën kulturore të ushtrisë disa nga majat që kanë krijuar gjeni afro-amerikanë të jazzit, Dajvis, Herbie Hancock dhe u përshkruan të rinjve një histori gjashtëdhjetvjeçare të rrymave xhaz, standard, cool, modal deri te smooth e pop jazz.
Rushi i gjen rrënjët e jazz-it në Shqipëri te Gasper Çurçia dhe dëshmia e fortë që ka lënë janë arrazhimet e këngëve të festivalit 11.
E papritura e koncertit duo “Mesazherët e xhazit” ishte interpretimi në një version jazz i muzikës së filmit “Kohë e largët” kompozuar nga Hajg Zaharian në vitin 1983.
Po ku është Rajoni Ballkanik në këtë histori? Është bërë tashmë pjesë e stileve xhaz edhe ajo pasuri që po vjen nga Bosnja, Rumania si etno xhaz. Nga Shqipëria përmendet suksesi që Elina Duni po kap në nivel botëror. Krijimet e bandës së saj me motive të mirëfillta nga etnosi shqiptar po kontraktohen nga ECM (ISEM) Records.