Homazhe ne nderim te Musa Skures

Trupi i pajetë i shefit të krimeve të Matit, Musa Skura, i cili ndërroi
jetë 3 ditë më parë në një spital në Foggia të Italisë mbërriti në
portin e Durrësit rreth orës 09:50.
Arkivoli me trupin e “Dëshmorit të Atdheut” është pritur nga të afërm, familjarë dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Një eskortë policie ka shoqëruar arkivolin me trupin e pajetë të Skurës në një ceremoni të mbajtur në portin e Durrësit.
Më pas, trupi i pajetë i Musa Skurës është nisur drejt Tiranës, ku po zhvillohen edhe homazhet.
Arkivoli me trupin e “Dëshmorit të Atdheut” u vendos në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ku nga ora 11.00 deri më 12.30 do të zhvillohen homazhet.