Honda Racing F1 Team, asnje oferte serioze

“Ka pasur oferta por asnje pretendent serioz. Per momentin e shikoj te veshtire mundesine e shitjes”, shprehet numri 1 i grupit te fuqishem japonez, duke iu pergjigjur ne menyre indirekte kompanise britanike Virgin. Diten e shtune, pronari i Virgin, Richard Branson u shpreh e ka ndjekur me interes skuderine nipotike edhe para se Formula 1 te perfshihej nga ndryshimet dhe kriza ekonomike.
Honda e njoftoi largimin nga garat ne muajin shtator, duke nisur bisedimet per shitjen e “Honda Racing F1 Team” per nje shume te barabarte me 420 milione euro.
Largimi i kompanise japoneze nga garat e Formula 1 i dha nje goditje te forte ketij sporti, por deri ne keto momente asnje skuderi tjeter nuk ka njoftuar mospjesemarrjen gjate ketij sezoni qe pritet te nise ne muajin mars.