E Enjte, 5 Nëntor 2026

Honda: Të ndërrohet motori i Verstapen

Matematika mund t’i japë Verstappenit titullin këtë fundjavë në Arabinë Saudite, por gjithçka varet nga një skenar sipas të cilit ai duhet të shënojë 18 pikë më shumë nga Hamilton. Kampionati Botëror përballet me dy gara në Gjirin Persik, në të cilat përfiton performanca e Mercedesit. Me Red Bull të kushtëzuar edhe nga forca e shtytjes për shkak të problemit me krahun e pasmë të makinës. Si të mos mjaftonte kjo, makina e holandezit mbërrin me një motor disi të konsumuar, duke rritur disavantazhin me at] të Brackley. Pavarësisht se historia i jep besueshmëri motorit japonez, njësia e fundit e fuqisë e homologuar nga Honda u montua në Soçi.

Kjo do të thotë se që nga koha që Max debutoi me motorin e fundit e deri në takimin në Jeddah, janë zhvilluar tetë çmime të mëdha, ekuivalente me 3,000 km të kryer. Pra, a ia vlen një dënim me pesë pozicione, në rast ndërrimi motori, për të fituar performancë? Nga Japonia janë të bindur se kjo është rruga për dy eventet e fundit të vitit, ndërsa Red Bull e refuzon plotësisht këtë vendim në këtë fazë të sezonit.

Avantazhi i Verstappen ndaj Hamiltonit është minimal, ka vetëm tetë pikë diferencë mes të dyve dhe montimi i motorit të pestë, do ta vështirësonte betejën në luftën e tij me britanikun në një skenar ku 7 herë kampioni i botës, e fillon si favorit. Në të njëjtën kohë, ky kontekst mund të nënkuptojë faktin e humbjes sërish të disa pikëve shumë të nevojshme për holandezin. Por edhe Helmut Marko e pranon se motori i Hamilton ka degraduar, e nuk do të ketë aq fuqi në garat e ardhshme sa në Interlagos.

Qarku brazilian kishte karakteristika larg asaj që pritet në Xhida. Shanset për të parakaluar në këtë pistë janë të pakta dhe rikuperimi i pesë pozicioneve të penalltisë me të cilat do të përballej Verstappen do të ishte shumë më kompleks. Ndaj, pas një sezoni ku të dyja skuadrat kanë hedhur gjithçka në asfalt për të fituar Botërorin 2021, tani u mbetet vetëm të besojnë dhe të presin që ‘të fitojë më i miri’. Loja është gati të përfundojë dhe Red Bull do ta luajë deri në fund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›