E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, Zelaja rifutet ne vend

Presidenti i debuar nga Hondurasi Manuel Zelaja ka hyre ne territorin e vendit te tij nepermjet kufirit me Nikaraguan.

Lajmi behet i ditur nga nje stacion televiziv lokal i cili ka filmuar momentin e hyrjes se presidentit ne territorin e vendit te tij.

Presidenti Zelaja i cili u rrezua nga pushteti me ane te nje grushti shteti me 28 qershor te ketij viti po perpiqet te kete pushtetin de facto ne vendin e tij megjithe kercenimet e gjeneraleve ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›