E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi per prinderit

Per prindin ne shenjen e Dashit

Nje shembull inspirues per tu ndjekur

Si prind ne shenjen e Dashit jeni udheheqes i natyrshem. Keni shume energji dhe jeni te pasionuar mbas gjerave te juaja. Femijet tuaj ju konsiderojne si inspirues argetues sypatrembur dhe nje shembull te mrekullueshem per te ndjekur - pervec kur jeni paksa si josensitiv dhe autoritar.

Stili aktiv i jetes suaj eshte gje qe ju shkon me se miri per shtati juve dhe familjes tuaj. Merrni femijet tuaj dhe shkoni ne nje shetitje ne natyre ose thirrni ata ne nje loje volejbolli apo futbolli ne park - por perkujdesuni qe te mos jeni teper konkurues posacerisht nese femijet tuaj jane sensitiv. Shperthimi agresiv i energjise mund jete nje barre ca si e tepruar per ata.

Femijet tuaj gjithmone do te cmojne sinqeritetin tuaj qofte edhe kur eshte jo mendjemprehte dhe energjine tuaj rinore e cila ju mban te ri edhe gjersa ju mplakeni. Veni ne pah kete gje qe te ju tregoni anen tuaj te bute. Ata kane nevoje qe te dine se mund te mbeshteten ne perkrahjen tuaj emocionale po aq sa edhe ne forcen dhe energjine tuaj dinamike.

Per prindin ne shenjen e Demit

I durueshem praktik dhe plotesisht i bute

Si prind ne shenjen e Demit ju siguroni nje ndikim udherrefyes te shkelqyer ne jeten e femijeve tuaj. Praktik dhe i durueshem gjithmone jeni gati me buzeqeshje dhe perqafim sa here qe femija juaj ka nevoje per to. Keni cdohere nje ndjenje te mire se cfare eshte ne pyetje me te vertete prandaj rralle ndodhe qe te nevrikoseni per ndonje gje.

Femijet duket se ndihen tejet te sigurt nga dashuria juaj. Ju jeni plot dashuri dhe keni kenaqesi ti ledhatoni te vegjlit e juaj. Ju do ti mesoni femijet tuaj per vlerat themelore te shenjes se Demit per vlerat e besnikerise te punes se rende dhe te qendrueshmerise.

Ju keni kenaqesi te jeni rrethuar nga njerezit kafshet shtepiake dhe gjerat qe i cmoni me se shumti prandaj dhe shtepia e juaj si pas se gjitha gjasave eshte ne rremuje plot me ngjyra dhe shume komforte.

Per prindin ne shenjen e Binjakeve

Bashkebiseduesi i madh

Si prind i lindur ne shenjen e Binjakeve ju bini nje sens humori dhe argetimi ne shtepi. Ju pelqeni ta beni kureshtare familjen tuaj intelektualisht dhe shpesh do te gjendeni duke zgjidhur fjalekryqe se bashku me femijet tuaj apo duke lozur Scrabble pas darkes.

Bisedimi dhe debati jane pjese e perberese e jetes suaj familjare. Ju pelqeni ti lexoni femijeve tuaj te shkoni ne kinema se bashku apo ti percillni TV show programet dhe pastaj se bashku ti diskutoni. Ju cmoni mendjen e mprehte dhe pelqeni qe dhe femijet tuaj te jene aq mendjemprehte kureshtar dhe te informuar sa jeni edhe ju vete.

Komunikimi eshte nje nga fuqite e juaja por ju tentoni ti debatoni intelektualisht emocionet e juaja duke u zene ngusht nga logjika dhe duke kursyer ne lidhjet e juaja intime. Prandaj bejeni te ditur femijeve tuaj se si ndiheni posacerisht se sa i doni dhe i perkrahni. Dhe behuni zemergjere dhe ngushellues kur ata kane nevoje per kete gje.

Per prindin ne shenjen e Gaforres

Nje ndjenje e perkatesise

Si prind ne shenjen e Gaforres jeni shume i perfshire ne procesin e rritjes dhe kujdesit ndaj femijes tuaj. Ju gjeni kenaqesi nga cdo moment te mrekullueshem te shtatzenise lindjes dhe rritjes se femiut tuaj. Ju jeni e dashur mbrojtese sensitive dhe e meshirshme.

Perkujdesja eshte se si ju e tregoni dashurine tuaj ndaj te tjereve dhe kjo eshte fuqia e juaj - por kontrolli ndaj te tjereve nuk eshte ajo qe deshironi. Keni si nevoje primare te ndiheni e sigurte komfort dhe e dashur nga te tjeret. Ju mundoheni qe te beni cdo gje per familjen tuaj keshtu qe ata te mund te mbeshteten tek ju.

Tradita flet me veten tuaj disa mund te ju konsiderojne dhe ca si te modes se vjeter. Zakonet e festave ritualet familjare bile dhe ceremonite fetare e mbushin shpirtin tuaj me nje ndjenje te forte te vazhdimesise dhe te bashkesise e cila ju ndihmon te perparoni. Ndjenja e parezistueshme e kembeve tuaja ne shtrojen e pragut te shtepise e rrethuar me te dashurit tuaj duke mbrojtur te vegjlit tuaj nen krahet tuaja zemergjera ky eshte ideali per te cilin ju jetoni.

Per prindin ne shenjen e Luanit

Krenar dhe i dashur

Si prind ne shenjen e Luanit jeni besnik ndaj familjes mbrojtes dhe i kujdesshem. Ju jeni i pasionuar dhe i cilter ne shfaqjen e emocioneve tuaja prandaj dhe femijet tuaj e dine se kur jeni ne disponim te mire dhe entuziast - dhe po ashtu e dine kur jeni i pikelluar dhe i merzitur.

Me vetebesimin e natyrshem entuziazmin tuaj ju jeni gjithmone figura qendrore e familjes. Femijet tuaj e duan zemergjeresine tuaj dhe ju i gezoni ata me dhurata te shpeshta. Nese femiu i juaj e therret ndonje mik te tij te vogel ne shtepi dhe te gjithe jeni te disponuar atehere ju do ti merrni qe te gjithe per te shkuar ne kinema apo per te ngrene akullore apo ndonje gje edhe me ekstravagante pa marre parasysh a mund ta financoni apo jo. Ju gjithmone perkujdeseni per te dashurit tuaj.

Per prindin ne shenjen e Virgjereshes

Standarde te larta

Si prind ne shenjen e Virgjereshes jeni i bute por keni standarde te larta dhe gjithmone keni shperblime per gjerat e bera ne menyre perfekte. Ju keni kenaqesine qe ti mesoni femijeve tuaj qe gjithmone ti kryejne detyrat dhe obligimet ne jete qe te perkujdesen ndaj gjerave te tyre dhe qe te jetojne nje jete te shendetshme dhe aktive.

Ju jeni praktike e dobishme dhe stabile pra jeni ne gjendje te ju siguroni femijeve tuaj nje baze te forte ne jete si emocionale ashtu dhe ekonomike. Ndonjehere jeni pak sa kursimtare por kjo eshte vetem per te menaxhuar sa me mire parat per shkollimin dhe rritjen e tyre. Ju jepni pa kursim perkujdesjen dhe kohen tuaj te lire dhuntine tuaj me te vlefshme ne jete.

Ju jeni nje strateg dhe keni syrin e mprehte per detale prandaj ka te ngjare qe te jeni nen perkujdesje te llogarive shtepiake dhe buxhetit familjar. Mos u frikesohuni qe ndonjehere te harxhoni ca me teper per kenaqesite e femijeve tuaj. Kjo shfaqje e papritur e ekstravagances dhe perkujdesjes do te thote shume per ata.

Per prindin ne shenjen e Peshores

Paqeruajtesi

Si prind ne shenjen e Peshores ju mundoheni te krijoni nje jete te qete dhe harmoni shtepiake per femijet tuaj. Per ju eshte me rendesi qe te rrisni familjen tuaj ne nje mjedis te bukur dhe bile luksoz dhe beni cdo gje qe eshte e mundur qe te shmangni konfliktet ne shtepi. Keshtu qe mund te jeni pak sa e manipulueshme posacerisht kur e ndjeni se femijet tuaj behen me insistues apo kur mesojne se si te manipulojne me ju per te marre gjerat qe deshirojne.

Ju keni kenaqesi te thirrni miq ne shtepine tuaj dhe gjithmone do te perkujdeseni qe ti mesoni dhe femijet tuaj te sillen me edukate dhe respekt me te tjeret. Femijet tuaj do te mbeshteten tek ju per ti zgjedhur mos marreveshjet mes tyre. Pasi qe nuk jeni komod me tensionet ky nuk do jete nje detyre qe do te ju pershtatet por ju jeni diplomat i lindur dhe kjo gje do te ju konvenoje. Kjo eshte gjeja me natyrale per ti mesuar ata rreth kompromisit dhe kooperimit dy talenteve te juaja te medha.

Pasi qe keni prirje te jeni i pavendosur duhet te mesoni te tregoheni i vendosur me femijet tuaj kur eshte nevoja.

Per prindin ne shenjen e Akrepit

I qete dhe i fuqishem

Si prind ne shenjen e Akrepit ju jeni nje qender emocionale e familjes suaj - pa marre parasysh se a vereni kete ju apo jo. Ju jeni te pasionuar sensitive dhe te fuqishem dhe te lidhur forte me femijet tuaj.

Femijet e juaj ju shohin si person kompleks dhe misterioz dhe juve ju duhet shpesh te shkoni kunder natyres suaj qe te dukeni i hapur dhe i sinqerte. Ju do te keni nje marredhenie shume me te afert dhe shume me te efekteshme ne rast se jeni ca me sensibil me ta dhe kjo nenkupton komunikimi me ta i ndjenjave dhe i problemeve tuaja dhe degjimi me kujdes i femijeve tuaj per po te njejtat gjera.

Por cfaredo qe mendoni se dini dhe kuptoni rreth femijeve tuaj gjithmone i inkurajoni ato qe ti shprehin me fjalet e tyre perjetimet dhe ndjenjat e tyre dhe mbi te gjitha mos i perdorni sekretet e tyre kunder tyre.

Per prindin ne shenjen e Shigjetarit

I gezuar dhe optimist

Si prind ne shenjen e Shigjetarit ju beni ngrohtesi ne jeten e femijeve tuaj me optimizem dhe humor dhe i mesoni me shembuj te panumert per gezimin e eksplorimit te botes. Jeni avanturist ne zemer dhe i mesoni femijet tuaj qe ta veshtrojne boten me te njejten mendje te hapur dhe kureshtje sikur ju.

Pasi qe liria eshte nevoja juaj primare si njeri ju jeni tejet lejues edhe per femijet tuaj dhe nuk keni deshire te limitoni ata pa ndonje arsye. Ju e kuptoni rendesine e ca limitimeve dhe zakoneve por ne pergjithesi filozofia e juaj jetesore bazohet ne te gjeturit e kuptimit dhe te reales nepermjet eksperiences suaj personale. Ju keni deshire qe femijet tuaj vete ta zbulojne boten dhe te vijne ne konkludimet e veta ne baze te asaj cfare kane perjetuar.

Udhetimi eshte nje gje e mrekullueshme per te ju shfaqur femijeve tuaj zakone te ndryshme nga ato te tyre. Ju e dini qe edukimi dhe eksperienca mund te arrihen ne shume menyra dhe jo vetem me ane te shkollimit tradicional dhe ju do ti mesoni femijet tuaj sa me shume per boten qe i rrethon me te gjithe diturine qe e keni per kohen dhe boten. Femijet tuaj do te jene gjithmone te inspiruar nga mendja juaj e hapur dhe jo nga nje mendje e cila mendon se i di te gjitha pergjegjjet.

Per prindin ne shenjen e Bricjapit

Nje mjeshter furnizues

Si prind ne shenje te Bricjapit ju fokusoheni ne punen e rende qe e beni dhe tek permbushja e obligimeve qe i keni. Ne te vertete ju mund te punoni ca si ne menyre te tepruar. Qellimet e juaja jane te mira por mund ti jepni shume rendesi e te qenit furnizues i ndergjegjshem dhe me pak rendesi gjerave tjera sic jane kalimi i kohes me femijet e juaj dhe zhvillimi i nje lidhjeje te dashur me ata.

Ju do ti mesoni femijet tuaj per vleften e parave dhe pergjegjshmerise dhe do ti edukoni ne rendesine e te mbajturit e premtimeve. Ne te vertete ju do te jeni nje figure e vertete plot autoritet ne jeten e tyre.

Ne kete menyre do te krijoni nje balanse mes punes dhe argetimit dhe femijet tuaj do te ju duan dhe respektojne edhe me shume per mundin e bere. Ju do te jepni nje shembull te mire per ta kur eshte ne pyetje maturia planifikimi dhe puna e mundimshme per te arritur synimet tuaja.

Per prindin ne shenjen e Ujorit

Rendesia e te qenit unik

Si prind ne shenje te Ujorit ju i inkurajoni femijet tuaj qe te jene te lire dhe te pavarur. Mund te keni jete familjare te pazakonte. Shtepia juaj ka gjasa te jete e mbushur me vepra origjinale arti te femijeve tuaj projekte ne zhvillim e siper gjera tjera interesante.

Gjithmone keni pasur lloj-lloj miqsh dhe te njohurish dhe do ti mesoni femijet tuaj te jene me mendje te hapur dhe kureshtar per njerezit nga te gjitha lemite e jetes. Ju po ashtu ushqeni aftesine e tyre per te menduar ne menyre perparimtare dhe ne zgjedhjen kreative te problemeve te tyre. Ju sherbeni si model per te shikuar kah e ardhmja dhe jo ne te ngecurit ne te tashmen apo ne te kaluaren.

Problemi i juaj i vetem si prind do te jete ne hapjen e femijes tuaj emocionalisht. Ju keni prirje te keni me shume komfort me mendimet intelektuale se sa me emocione prandaj do te duhet te mesoni qe te perkujdeseni ndaj tyre kur ata te jene te shqetesuar.

Per prindin ne shenjen e Peshkut

Neper syte e femiut

Si prind ne shenjen e Peshkut jeni shume te kujdesshem te meshirueshem dhe te dedikuar mbas nevojave te femiut tuaj. Qe nga koha kur jane foshnje ju e ndieni dhembjen e tyre ne menyre akute gjer sa ndieni gezim ne cdo zbulim qe ata bejne ne boten e tyre te ndritshme ku jetojne.

Ju do ti mesoni femijeve tuaj rendesine e te enderruarit - e te lenit imagjinates te mendoj e te trokiturit ne intuiten e vetes te besuarit ne forcat dhe energjite e veta dhe te perceptimit pertej botes se perditshme.

Perkujdesuni qe te jeni ne toke duke u kapur forte per jeten reale. Dikush prapeseprape duhet te jete se paku me nje kembe ne toke Dhe ju duhet ti mesoni femijet se si ti permbushin obligimet serioze te jetes. Ne te vertete do jete nje ushtrim pozitiv te kryeni keto detyra dhe e gjithe familja do te ndihet me mire.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›