Horror për “nderin në familje”, dy vajza ekzekutohen pse kërcyen nën shi

Vdiqën sepse u xhiruan në një video teksa argëtoheshin duke kërcyer nën shi. Është i tmerrshëm fati i dy adoleshenteve pakistaneze, Noor Bashra dhe Noor Sheza, 15 dhe 16 vjeç, të cilësuara nga një familjar i tyre si fajtore për çnderim, duke kërcyer nën ujë, që sipas tij kishin cenuar nderin e familjes.
Dy motrat siç raportohet u vranë nga pesë meshkuj të maskuar, duke u ekzekutuar me breshëri plumbash në shtëpinë e tyre, në veri të Pakistanit.
Sapo hynë në banesë, në rajonin e Gilgit, pesë vrasësit nisën të qëllojnë si të çmendur duke vrarë edhe nënën, e cila ndodhej bashkë me to.
Policia beson se organizatori i tragjedisë familjare, ishte vëllai nga njerku Khutore, i cili e cilësoi videon si fyerje të nderit të familjes, dhe që me vrasjen vuri nderin në vend./Indeksonline/