E Diel, 1 Nëntor 2026

Hosni Mubarak mund të lirohet? Avokati: Ra akuza e korrupsionit, pas 48 orësh i lirë

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak i cili u largua nga pushteti me kryengritjen e vitit 2011, do të lirohet shpejt nga burgu pasi prokurorët ja kanë hequr një aktakuzë për korrupsion, ka thënë avokati i tij.

Mubaraku, 85 vjeçar është arrestuar pasi ishte hequr nga pushteti.Më shumë se një vit më pas, e vetmja arsye pse ai mbahet në paraburgim është një rast për një aferë korruptive që sipas avokatit të tij do të zgjidhet shumë shpejt.

E gjitha çfarë ka mbetur është një procedurë e thjeshtë administrative që nuk besoj se merr më shumë se 48 orë kohë. Ai duhet të liher i lirë nga fundi i javës, ka thënë avokati Deeb për Reuters.

Mubarak i cili e ka udhëhequr Egjiptin për 30 vjet, po mbahet në një burg të Toras në periferinë jugore të Kajros, objekt ky ku po mbahen pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane që prej se janë arrestuar në muajin korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›